Bota

Edhe Gjermania njësoj si SHBA: “OBSH duhet reformuar pas përfundimit të pandemisë”

Në të njëjtën linjë me presidentin amerikan Trump, Gjermania mendon se Organizata Botërore e Shëndetësisë duhet reformuar, por të pritet fundi i pandemisë koronavirus. Qëndrimin e shpreh Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn. Në një intervistë për “Financial Times”, Spahn i jep të drejtë Trump-it, i cili kërcënoi me ndërprerje të fondeve nëse OBSH-ja nuk bën ndryshime të mëdha. Zyrtari gjerman thekson se duhet të kuptojnë saktësisht se ku shkojnë paratë.