Aktualitet

Edhe shqiptarë të prekur nga Uragani Maria

Një shqiptar që punon në Porto Rikon e goditur rëndë nga Uragani Maria ende nuk ka mundur të lidhet me familjarët. Ambasadorja jonë në Uashington, Floreta Faber konfirmon se është përdorur çdo rrugë e mundshme për të marrë informacion, por pa sukses. Diplomatja thotë se “përpjekjet nuk do të rreshtin”. Ndërkaq, pas tre ditësh mungese komunikimi u rivendosën kontaktet me një tjetër shqiptar që jeton e punon në Karaibe, ku Uragani Maria ka mbjellë shkatërrim.