Eksperti kinez: I pamundur dhe ireal imuniteti i tufës

Një ekspert i lartë i shëndetësisë në Kinë, e cilësoi të pamundur që njerëzimi të luftojë pandeminë e koronavirusit me “imunitetin e tufës”. Wenhong që menaxhoi situatën ndaj COVID-19, në Shanghai theksoi se metoda do të sillte katastrofë globale pasi do të duhej të infektohej të paktën gjysma e popullsisë.Ndërkohë shkencëtarët ende nuk kanë konfirmuar kohëzgjatjen e imunitetit midis pacientëve të rikuperuar.