Aktualitet

Eksportet në pikiatë nga zhvlerësimi i euros dhe politikat fiskale

Zhvlerësimi i euros, por edhe politikat fiskale në vend kanë dëmtuar rëndë eksportet shqiptare. Eksportuesit vendas kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme të Bankës së Shqipërisë pasi kjo situatë sipas tyre ndikon direkt në punësim dhe në rritjen e emigracionit në vend. Sipas INSTAT në 7 muaj eksportet ranë me 2.6%. Zhvlerësimi i euros parashikohet të ndikojë duke sjellë 600 miliardë lekë vetëm si rezultat i efekteve në eksporte, turizëm dhe remitanca.