Aktualitet

Elbasani në errësirë, vidhet rrjeti i energjisë elektrike

Prej disa ditësh, disa akse rrugore në qytetin e Elbasanit kanë rënë në errësirë. Shkak për një situatë të tillë është bërë vjedhja e kabllove të energjisë, situatë e cila po përsëritet megjithë zëvendësimin e vazhdueshëm të tyre. Pas kallëzimeve të herë pas hershme për situatën e krijuar në qytet, policia ka ndaluar një 36 vjeçar ndërkohë që po punohet edhe për kapjen e personave të tjerë.