Sport

Eliminatoret Euro 2020, Saviceviç vlerësim për Kosovën

Ish sulmuesi i njohur i Milanit Saviceviç, tani në postin e presidentit të federatës së futbollit në Malin e Zi, vlerësoi Kosovën për arritjet e saj në një kohë të shkurtër, duke cilësuar si ekip të fortë për tu kaluar edhe në eliminatoret e ardhshme. Malazezët dhe ekipi i Shaland do të impenjohen në një derbi ballkanas, të parin pas 6 muajsh. Mali i Zi është në grup me Anglinë, Republikën Çeke, Bullgarinë si dhe përfaqësuesen kosovare.  Ndërkaq Saviceviç tha se: “Nëse jemi të plotë, ne do të jemi më të mirë se ata. Megjithatë, grupi është i tillë aq sa unë besoj se do të ketë shpërndarje të pikëve, një grup i pasigurt deri në fund. Jam i bindur se kemi një mundësi për Euro 2020″.