Showbiz

Eliza Dushku i jep fund beqarisë

Aktorja hollivudiane me prejardhje shqiptare i dha fund beqarisë.

Vetëm pak orë më parë nëpërmjet platformave të saj sociale, Eliza Dushku zbuloi disa momente shumë të bukura nga ceremonia e saj e martesës.

Bukuroshja lidhi kurorë me sipërmarrësin 54-vjeçar Peter Palandjian me të cilin shpalli fillimisht fejesën në qershor të vitit të kaluar.

Ata u kurorëzuan në një ceremoni private në Boston më 18 korrik ndërkohë që këtë fakt ajo sapo e ka zbuluar për publikun.