Showbiz

Eliza Dushku në pritje të ëmbël

Aktorja hollivudiane me origjinë shqiptare ka zbuluar një lajm shumë të mirë.

Së shpejti Eliza Dushku do të bëhet nënë dhe kjo u mësua gjatë kohës kur ajo po kalonte në tapetin e kuq. Eliza dhe bashkëshorti i saj Peter Palandijan u shfaqën së bashku në premierën e filmit “Mapplethorpe” në New York.

38-vjeçarja u sigurua që barku i saj i rrumbullakët të ishte i dukshëm dhe në këtë mënyrë të gjithë mësuan se ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë.