Showbiz

Eliza Dushku promovon Shqipërinë në New York

Dokumentari “Dear Albania” i aktores me orgjinë shqiptare, Eliza Dushku do të shfaqet ditën e sotme në qytetin e New York-ut.

Eliza ka bërë një postim në llogarinë e saj të Instagramit, përmes të cilit ka lajmëruar të gjithë ndjekësit e saj rreth dokumentarit që do të shfaqet në Amerikë.

Dokumentari i Elizës, babai e së cilës ishte me origjinë nga qyeti i Korçës, është një promovim i shkëlqyer për traditën dhe kulturën e Shqipërsie pasi aty Eliza ka udhëtuar thuajse në gjithë Shqipërinë , duke zbuluar bukuritë e vendit tonë.