Elona Duro

Elona Duro, lindur më 30 Janar të vitit 1985 në Tiranë. Studimet e mesme i përkasin gjimnazit të përgjithshëm “Petro Nini Luarasi” e ndërsa diplomimi për Ekonomi. Dëshira dhe pasioni për botën e televizionit për të ka nisur që në adoleshencë, gjatë angazhomeve të ndryshme kulturore të shkollës. Në moshën 19-vjeçare troket në Top Media pas një anonçimi në kërkim për prezantuese në programet muzikore. Prova e kaluar e prezanton me publikun në ‘Kerko Shqip’, një program i përditshëm muzikor në platformën Digitalb. Duke qënë pjesë e Top Media angazhimet e saj përfshin paralelisht edhe punën si gazetare kulture në Top News dhe prezantuese e autore e programit ‘Select’. Në vitin 2007 realizohet edhe një nga ëndrrat dhe dëshirat e saj më të mëdha siç është prezantimi i një programi në radion më të madhe shqip-folëse, Top Albania Radio. Që prej asaj kohe magjia e radios e ka mbërthyer e ështe po e njëjta edhe pas kaq shumë vitesh teksa prezanton të njëjtin program, atë të paradites, “Live From Tirana”.