Showbiz

Elvana Gjata ka një surprizë për të gjithë fansat e saj…

Këngëtarja e famshme Elvana Gjata dhe diva e muzikës moderne shqiptare vetëm pak ditë më parë publikoi albumin e saj më të ri të titulluar ‘3’, ndërsa koncerti i saj privat “3EP” u dha ekskluzivisht në Top Channel.

Ajo rrallëherë zbulon detaje nga prurjet e reja apo projekte të ndryshme duke na lënë gjithmonë të hamendësojmë e të presim por së fundmi Elvana ka zbuluar një detaj të ri.

Këngëtarja ka zbuluar nëpërmjet dy fotove të postuara në rrjetin social Instagram se është duke realizuar një set të ri fotografik. Në ndihmë i ka ardhur edhe stilisti Valdrin Sahiti i cili prej vitesh është kujdesur për look-un e saj.

Jemi të sigurt se fansat dhe ndjekësit e Elvanës po presin me padurim publikimin e këtyre fotove të reja.