Rajoni

Emri i Maqedonisë, miratohet me 80 vota pro nisma për ndryshimet kushtetuese

Me 80 vota pro, Parlamenti i Maqedonisë miratoi propozimin e Qeverisë për ndryshime kushtetuese lidhur me çështjen e Emrit. Votave të Maxhorancës iu bashkuan 9 nga Opozita duke siguruar dy të tretat e nevojshme. 8 prej tyre janë deputetë të VMRO-PMNE/së, të akuzuar për ngjarjet e dhunshme të 27 Prillit në Parlament kur në krye të Legjislativit u zgjodh Talat Xhaferi.  Ndërkaq, 39 ligjvënës të VMRO-DPMNE/së votuan kundër. Tashmë pritet hartimi i ndryshimeve kushtetuese e një votim i dytë në seancë plenare. Amendamentet cilësohen “të domosdoshme” për zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e Emrit në “Maqedonia e Veriut”.