Showbiz

Enca bën ndryshimin e shumëpritur

Këngëtarja e famshme Enca e cila së fundmi ka korrur mjaft sukses me hitin “Dua” pak ditë më parë na lajmëroi se do të vinte me një ndryshim në look-un e saj.

Nëpërmjet rrjetit social Instagram ajo na tregoi se kishte dëshirë të ndryshonte modelin e flokëve, prerjen dhe ngjyrën dhe ky do të ishte një vendim shumë i rëndësishëm për të.

Flokët i ka shenjta dhe për të pasur rezultatin e dëshiruar, këngëtarja ka udhëtuar deri në Prishtinë në një nga sallonet më të mira atje.

Pak orë më parë Enca na ka zbuluar rezultatin duke u shfaqur në një video me flokë më të çelur nga ç’jemi mësuar ta shohim zakonisht.