Showbiz

Enca kërkon ndjesë për lëkundjet e tërmetit…

Pjesa më e madhe e territorit të Shqipërisë u trondit nga një tërmet i fuqishëm me 6 ballë mesditën e djeshme, nga i cili fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Të shumta kanë qenë reagimet në rrjetet sociale, ku ka pasur nga më interesantet, por ajo që ka befasuar ishte këngëtarja Enca Haxhia.

Këngëtarja ka postuar një “InstaStory”, duke kërkuar “ndjesë” për lëkundjet.

“Kërkoj ndjesë! S’ishte tërmet, thjesht bona play një këngë që del tani afër”, shkroi këngëtarja, duke paralajmëruar këngën e saj të radhës.