Showbiz

Enca, më në fund është gati…

Prej javësh ajo ka lajmëruar fansat e saj se do të nxirrte në treg projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Dreq”, duke i lënë ata në pritje.

Duket se më në fund, momenti i shumëpritur për fansat ka mbërritur pasi nesër në mbrëmje, këngëtarja ka vendosur të publikojë këngën e saj më të re.

Në disa video të publikuara në rrjetet sociale, Enca duket tepër provokuese, duke nxjerrë në pah format e saj trupore, ku duket një “dreq” i vërtetë. Këto video mendohen se janë pjesë e klipit të projektit më të ri muzikor.