Bota

Ende asgjë konkrete për takimin Trump-Kim

Në Stokholm u mbyllën pa njoftim konkret për takimin e mundshëm Trump-Kim, konsultimet mes zyrtarëve të lartë të Koresë së Veriut dhe Suedisë, që përfaqëson interesat amerikane kundrejt Phenianit. Presidenti Amerikan riktheksoi gatishmërinë për të takuar udhëheqësin e Koresë së Veriut, deri në fund të majit. Por, mes tyre ende nuk ka një kontakt të drejtpërdrejt, ndërsa vendi e koha e takimit, nuk janë përcaktuar.