Aktualitet

Energjetika në krizë, OSHEE: Ka mungesë likuiditeti për shkak të borxheve

Sistemi energjetik i vendit është përfshirë nga një situatë e vështirë financiare, që i ka vënë kompanitë publike në pamundësi për të paguar në kohë faturat. Enti rregullator i energjisë vendosi të zgjasë më tej afatin e masës ekstreme që i lejon operatorit të shpërndarjes t’i paguajë furnitorët, nga të cilët ble energji me vonesë deri në 6 muaj. Megjithatë situata nuk është përmirësuar, ndaj OSHE ka kërkuar sërish zgjatjen e afatit edhe për energjinë që do të blejë në tremujorin korrik shtator të këtij viti. Sipas OSHEE, situata hidrike vazhdon të mbetet e rënduar dhe vendi do të ketë nevojë për importe të larta për të garantuar furnizimin.