Eno Popi

Fillimet e angazhimit në Top Albania Radio i ka në shtator të vitit 1999, si editor i lajmeve në News Room- in e TAR dhe më pas prezantues i një sërë programesh ditore.

Në vitin 2006 prezanton “Radio Magazine” edhe në 2007 ideon së bashku me Ledion Liçon, talk-shown “Live from Tirana”. Kjo ishte zanafilla edhe e programit të përditshëm të mëngjesit “Wake Up”, i cili nisi 2 vite më vonë në transmetim të njëkohshëm në Top Channel dhe TAR, angazhime të cilat vazhdojnë ende edhe sot me të njëjtën dinamike ditore.

Eno Popi është Master në “Editorine Multimediale” dhe Doktorant në Shkencat e Kominikimit për Mediat e reja. Eno solli në Top Albania Radio programin “Dilema Sociale” çdo të enjte dhe të shtunë ora 18:00 dhe “HistoGri” çdo të shtunë në orën 18:00.

Follow Eno