Aktualitet

Epoka e re e digjitalizimit, ofertat e Digitalb-it për dekoderin që ju duhet pas 1 shtatorit

Me afrimin e 1 Shtatorit, afatit përfundimtar për mbylljen e transmetimit të vjetër televiziv, më të shumtë në numër janë njerëzit që i drejtohen dyqaneve të Digitalb-it për të blerë dekoderin DVB T2. Albana Borici, drejtoresha e marketingut, Digitalb tha se: “Çdo ditë e më shumë po rritet interesi, po rriten shitjet në dyqanet tona të Digitalb-it dhe ajo që është më e rëndësishmja është se njerëzit e kanë marrë informacionin dhe po mundohen që tani t’i paraprijnë momentit që do të bëhet black out, pra që do të ketë një ekran të zi në rast se nuk kanë bërë ndërrimin e sinjalit nga analog në digjital. Janë disa gjëra që ndikojnë në këtë interes të njerëzve, përvec pjesës së komunikimit është dhe oferta, dhe natyrisht ajo është dhe gjëja më sensitive. Natyrisht Digitalb, është gjithmonë pranë njerëzve dhe në këtë proces të digjitalizimit; ku vetëm për 4 440 lekë ju mund të merrni dekoderin falas, bashkë me kartën Smart ku ndërkohë ju mund të shijoni për 3 muaj produktin e Digitalb për paketën familjare”.

Ndërkaq edhe drejtori i frekuencave të larta në Top Channel, Elton Poga tha se: “Së pari do të jetë një ndryshim për sa i përket cilësisë së transmetimit, e dyta është kursimi i brezit radiofrekuencor por ajo që i përket shikuesve është shërbime interactive të reja, kualitet më i lartë si dhe një shumëllojmëri shumë e madhe e programeve”.