Showbiz

Era Istrefi festoi 25-vjetorin, publiku i bën surprizën më të bukur

Dita e djeshme ishte krejtësisht e veçantë për këngëtaren shumë të dashur të publikut Era Istrefi.

Bukuroshja festoi 25-vjetorin e saj të lindjes dhe për të qenë sa më pranë fansave ajo performoi disa nga hitet e saj live. Era shoqërohej edhe motra Nora Istrefi e cila së bashku me miqtë e kanë uruar nëpërmjet një torte pak para se të ngjitej në skenë.

Pjesa më e bukur ishte kur të gjithë të pranishmit në shesh e uruan këngëtaren duke i kënduar të gjithë njëzëri këngën e ditëlindjes.

Këtë moment kaq të veçantë Era e ka publikuar edhe në Insta Story ku duke mjaft e lumtur nga ky gjest i fansave të saj.