Showbiz

Era Istrefi shkëlqen në Javën e Modës në Paris

Këngëtarja e dashur e publikut shqiptar Era Istrefi po korr mjaft sukses me bashkëpunimin e saj të fundit me Yellow Claw dhe Offset “Let’s Get Married” e publikuar vetëm pak ditë më parë.

Ditën e kaluar ajo ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj gjatë Javës së Modës në Paris por kjo nuk është për tu habitur. Era dukej e mahnitshme me kombinimet e ngjyrës së zezë, modelin e flokëve dhe grimin klasik.

Gjatë eventit ajo ishte e shoqëruar nga artisti Julian Perreta me të cilin dyshohet se është në një lidhje.