Showbiz

Era Istrefi zbulon bashkëpunimin e saj më të ri muzikor

Pas një shkëputjeje të shkurtër nga muzika, rikthehet Era Istrefi.

Ylli i muzikës pas bashkëpunimeve të shumta me këngëtarë të njohur ndërkombëtar, këtë herë na tregoi se do të vijë krejtësisht shqip.

Pak orë më parë ajo ka postuar një foto me reperin nga Kosova, Buta i cili është mjaft i talentuar dhe këtë e kemi nga bashkëpunimet e tij të suksesshme me Ledri Vulën apo Gjikon.

Dyshja e artistëve nuk kanë zbuluar detaje sa i përket prurjes së tyre por na zbuluan nëpërmjet 2 fotove në studio se kënga po punohet.