Bota

Erdogan kërkon ndihmën e Evropës për t’i dhënë fund konfliktit në Libi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i ka bërë thirrje Evropës që të mbështesë përpjekjet e vendit të tij në Libi, në mënyrë që t’i jepet fund konfliktit. Turqia po i ofron mbështetje ushtarake qeverisë libiane, që njihet ndërkombëtarisht. Turqia mbështet qeverinë e Fayez al-Serraj në Tripoli dhe thotë se Khalifa Haftar, që udhëheq Ushtrinë Kombëtare Libiane, është person që po kërkon të bëjë puç për marrjen e pushtetit.