Aktualitet

Erion Veliaj betohet sot si Kryetar i Bashkisë së Tiranës për një mandat të dytë

Sot pasdite, Erion Veliaj bën betimin si Kryetar i Bashkisë Tiranë, për një mandat të dytë. Veliaj do të betohet në Këshillin Bashkiak, pasi të konstituohet. Në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, kryebashkiaku aktual i kryeqytetit mori mbi 73 mijë vota në një garë ku kishte përballë kandidatin e “Bindjes Demokratike”, Arben Skënderi. Deri në fund të Gushtit, maxharonca socialiste synon të përmbyllë procesin e betimit të kryebashkiakëve, të zgjedhur më 30 Qershor.