Showbiz

Ermal Mamaqi zbulon sesa ka kushtuar filmi i tij “I Love Tropoja”

Moderatori dhe aktori shumë i dashur i publikut Ermal Mamaqi ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” me Orin dhe Islin.

Ndër të tjera ai ka ndalur për të komentuar edhe momentet e xhirimeve të filmit më të fundit të tij i quajtur “I Love Tropoja” që po flitet vazhdimisht edhe në media.

Ermali zbuloi se kostot e filmit janë 3 herë më të larta se “Dy Gisht Mjaltë” pasi ai është një produksion i pavarur dhe jo një bashkëpunim me Qendrën Shqiptare të Kinematografisë.

“Filmi ka kushtuar mbi 700 mijë euro, sepse është një projekt që ka një ekip nga Kosova dhe Turqia, dhe aparaturat e teknologjia është e nivelit të fundit. Mund të them se vetëm lentet që janë përdorur në këtë film janë të njejtat që janë përdorur për “Fast & Furios 8” -tregoi Mamaqi gjatë intervistës.