Sport

ESPN: CR7, sportisti më i famshëm në botë!

Rrjeti televiziv amerikan ESPN rendit Cristiano Ronaldon në vendin e parë në klasifikimin e 100 sportistëve më të famshëm të planetit. Ylli i Realit të Madridit u bë gjatë këtij sezoni futbollisti i parë që shënon gol në dhjetë ndeshje radhazi në Champions League. Ronaldo fiton rreth 40 milionë euro në sezon ndërsa ka 121 milionë ndjekës në rrjetet e tij sociale. Pas tij vijnë LeBron James dhe Lionel Messi, ndërsa në dhjetëshen e parë figurojnë edhe Neymar, Roger Federer dhe Tiger Woods.