Lajmet e fundit Sport

“Euro 2020″, UEFA pranoi 19.3 milionë kërkesa për bileta

UEFA pranoi 19.3 milionë kërkesa për bileta për ndeshjet e “Euro 2020”. 1.9 milion janë vetëm për finalen e 12 Korrikut të vitit të ardhshëm, në stadiumin Uembli të Londrës. Kërkesat rezultojnë 22 herë më të larta se kapaciteti i stadiumit. Gjithashtu, shumë të kërkuara janë biletat për gjysmëfinalet dhe ndeshjet e grupeve në Mynih e në Amsterdam, sikurëse ato për hapjen e kampionatit europian të futbollit, më 12 Qershor në Romë.