Aktualitet

Euro vazhdon vlerësimin, prek nivelin më të ulët në 11 vjet

Monedha e përbashkët europiane zhvlerësohet sërish përballë Lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë dje një euro është këmbyer mesatarisht me 120.8 lekë, rreth 0.3 lekë më pak se sa fundi i javës së kaluar. Në fillim të javës euro preku nivelin më të ulët të 11 viteve të fundit, duke u këmbyer me 120.7 lekë. Arsyeja kryesore e nënçmimit të euros lidhet me efektet sezonale, ku flukset e emigrantëve dhe turistët rrisin ofertën në valutë.