Sport

Europa League, sot në fushë Shkëndija dhe Drita

Futbolli i trojeve shqiptare vazhdon të ketë përfaqësuesuesit e tij në raundin e tretë të Europa League. Sonte në orën 20:00 Shkëndija e Ernest Gjokës përballet me Tottenhamin e Jose Mourinhos. Për trajnerin e skuadrës tetovare por edhe vetë klubin kjo sfidë është edhe një kënaqësi që do të kenë përballë Mourinhon e Hotspurs. “Ne jemi përgatitur seriozisht dhe jemi të sigurt se me potencialin që kemi do mundohemi të japim maksimumin në fushën tonë. E njohim realitetin, jemi koshientë për atë që kemi përballë, por do mundohemi atë që dimë të bëjmë më mirë. Në ndeshje të tilla e dimë që diferencat janë të dukshme. Futbolli ka treguar që është i parashikueshëm. por ne do arrijmë të bëjmë detyrat. Sigurisht që është edhe kënaqësi e imja personale të kem përballë një nga trajnerët më të mirë në botë siç është  si Jose Mourinho”, tha Gjoka.

Po sot në fushën e lojës për raundin e tretë kualifikues të Europa League do të zbresë edhe skuadra kosovare Drita e Gjilanit që do të luajë në Poloni ndaj Legias. Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho theksoi se skuadra e tij nuk duhet të rrezikojë sic ndodhi me sfidën e zhvilluar në Bullgari ndaj Plovdivit. “Ne duam të kualifikohemi në fazën e grupeve të Europa League. Nga eksperienca ime e di, ashtu sikurse edhe ju si gazetarë se ndeshjet e knockoutit janë më të vështira se ato të faxës së grupebe që kanë nga 4 skuadra, sepse janë 6 ndeshje ku mund të të lejohet ndonjë gabim, përshëmbull kur isha te Machester.United humbëm 2 ndeshjet e para, por fituam 4 të tjerat dhe kaluam për më tej. Pra në ndeshje të tilla nuk mund të rrezikosh edhe kur luan me një skuadër të fortë sic bëmë në Bullgari ku ishim 15 minuta larg eliminimit”, u shpreh Mourinho. Sfida do të luhet në orën 20:30 dhe do të transmetohen në platformën Digitalb.