Sport

“Europa League”, zhgënjen edhe Kukësi përballë hungarezëve

Zhgënjejnë Kukësi dhe Teuta në sfidat e para eliminatore të Europa Leagues. Teuta u mposht 3-0 përballë skuadrës Letoneze të Ventspils. Me po të njëjtin rezultat edhe Kukësi humbi ndaj hungarezëve të Debrecen. Sfidat e kthimit luhen një javë më pas ndërsa shanset për kualifikim janë të pakta. Ndërkaq Laçi mundi të marrë një barazim 1-1 ndaj izeraelitëve të Hapoel Ber Sheva.