Sport

Evropiani 2020, UEFA stilon ndeshjet me rrezik. Kosova nuk mund të luajë ndaj dy skuadrave

Rreth 2 muaj nga hedhja e shortit për Kampionatin Europian të Futbollit 2020, stilohen ndeshjet me rrezik të lartë që duhet të shmangen. Sipas vlerësimeve të UEFA-s, Kosova nuk mund të jetë në të njëjtin grup eliminator me Serbinë e Bosnjen, në një skenar të ndikuar nga zhvillimet politike dhe incidentet që Qeveria e Futbollit Europian synon t’i shmangë. Tre çifte të tjera që nuk do të mund t’i shohim në “Euro 2020”, janë Armeni-Azerbajxhan, Spanjë-Gjibraltar e Rusi-Ukrainë.