Bota

Facebook fshn 3 miliardë llogari të rreme nga tetori i kaluar deri në mars të këtij viti

Facebook-u fshiu 3 miliardë llogari të rreme nga tetori i kaluar deri në mars të këtij viti, dy herë më shumë se në 6-mujorin e mëparshëm. Kjo bëhet e ditur në një raport të fundit, por pa dhënë detaje për numrin e atyre që mbeten pa u hequr. Masa e Facebook-ut është pjesë e përpjekjeve të kompanisë për adresimin e shqetësimeve, lidhur me privatësinë dhe gjuhën e urrejtjes në mediat sociale.