Lifestyle

Fake news, Facebook fshiu mbi 7 milionë llogari

Në kuadër të një operacioni kundër lajmeve të rreme, Facebook fshiu më shumë se 7 milionë llogari, pasi shpërndanin informacion fals rreth koronavirusit. Rrjeti social e bëri njoftimin në përgjigje të kritikave se ishte treguar e butë në aspektin e kontrollit të përmbajtjes që postonin përdoruesit. Facebook tha se tani mbështetej më shumë se më parë në teknologjinë e automatizimit për të kontrolluar përmbajtjen e postimeve.