Bota

“Falimenton” OKB/ Sekretari i Përgjithshëm: Kemi probleme me likuiditetin e pagave!

Kombet e Bashkuara gjenden përballë një momenti mjaft të vështirë: Organizata Ndërkombëtare rrezikon të mos paguajë dot pagat. Sekretari i Përgjithshëm i saj, Antonio Guterres deklaroi se kanë probleme të mëdha me likuiditetin. Arsyeja përse OKB-ja gjendet sot në këtë situatë është se 30% e shteteve anëtare i nuk paguajnë rregullisht detyrimet e tyre vjetore. Kjo rrethanë, sipas disa zërave, mund të vërë në pikëpyetje të gjitha operacionet e OKB-së në botë.