Showbiz

Familja e Ariana Grande janë të shqetësuar për sjelljen e këngëtares

Ajo çfarë ishte më e çuditshme krahas fejesës së tyre të shpejtë ishte ndarja e menjëhershme.

Ariana Grande vetëm pak ditë më parë i dha fund fejesës 4 mujore me komedianin Pete Davidson pasi marrëdhënia e tyre kishte rënë në një greminë pas ndarjes nga jeta të Mac Miller.

Vdekja tragjike e ish-it të saj ndikoi në mënyrë rrënjësore tek Ariana Grande dhe tashmë familjarët e saj janë të shqetësuar për sjelljet e çuditshme.

Burime pranë 25-vjeçares kanë konfirmuar për “Daily Mail” se që pas ndarjes nga Pete Davidson ajo është fokusuar tërësisht tek muzika dhe tek puna.

Ariana nuk pranon të flasë me askënd për ndjenjat e saj apo për gjërat që e shqetësojnë dhe ky është një qëndrim që e kanë vënë re të gjithë.