Politikë

Fatmir Xhafaj konferencë për mediat në orën 18:30

Fatmir Xhafaj njoftoi një konferencë urgjente për mediat në orën 18:30 nga ambientet e Ministrisë së Brendshme. Nuk dihet ende se për çfarë do flasë Ministri i Brendshëm, por dalja e tij vjen pas akuzave të forta të opozitës për vëllanë e tij, për të cilin të hënën publikuan edhe një regjistrim ambiental duke pretenduar se Agron Xhafaj bisedon me një trafikant droge. Ndërkaq Xhafaj në këto momente së bashku me Kryeministrin Edi Rama ndodhen në presidencë ku Kreu i Shtetit Ilir Meta ka mbledhur Këshillin Kombëtar të Sigurisë.