Showbiz

Feston 20 vjetorin e karrierës, Enrique Iglesias në një turne botëror madhështor

Ai është një ndër këngëtarët ikonë të muzikës kontemporane i cili gjithmonë ka qenë i pranishëm me projekte të reja muzikore që janë shndërruar në hite.

Me më shumë se 100 milionë albume të shitura dhe 197 çmime nga eventet më të rëndësishme të muzikës, surprizat nga Enrique Iglesias ende nuk kanë fund.

Këngëtari i famshëm është në prag të festimeve për 20 vjetorin e karrierës së tij dhe ka vendosur që të nisë një turne madhështor muzikor në të gjithë botën.

“All The Hits Live” quhet turneu i cili është i 11-i në karrierën e tij dhe me këtë të fundit ai do të transmetojë një spektakël të vërtetë.

Shfaqjet e tij do të kenë plot efekte teknike e vizuale, një lazer e sigurisht një ekran gjigant led 40 metra i gjatë që kurrë nuk ka munguar në asnjë nga koncertet e tij.