Aktualitet

Fier, shpërthen në flakë pusi i naftës

Shpërthen në flakë një pus nafte në zonën e Zharrzës në Fier. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme ndërsa zjarri vijon të jetë aktiv. Mësohet se zjarri është favorizuar nga era dhe mbetjet e naftës të përhapura përreth. Pusi ndodhet në një zonë larg shtëpive të banimit dhe nuk ka pasur rrezik për banorët. Deri tani nuk ka raportime për dëme të shkaktuara, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrëfikëset.