Sport

FIFA beson për Kosovën, kapiteni i Kombëtares: Ne kemi ligën tonë!

FIFA i ka kushtuar një reportazh kombëtares kosovare të futbollit, ku thuhet se në Ligën e Kombeve, “Kosova po hedh bazat për një të ardhme të ndritshme”. Skuadra e trajnerit Bernard Challandes kryeson në grupin 3 të Ligës D dhe ka mundësi të mira për t’u ngjitur më lart, e pse jo të synojë dhe finalet e Europianit të vitit 2020. Ndërkaq Ujkani, kapiteni i Kombëtares së Kosovës ka thënë se: “Duhet ta mbani mend se ne filluam me asgjë. Federata jonë ka bërë një punë të mrekullueshme gjatë viteve të fundit. Stadiumi tani është licencuar dhe ne e kemi ligën tonë. Ne mund ta zhvillojmë stilin tonë të lojës dhe lojtarët kanë filluar të kenë më shumë përvojë. Jemi shumë të lumtur me këtë, dhe mendoj se mund të arrijmë edhe në top 100-en e rangimit të FIFA-s pas disa muajve. Ky është qëllimi ynë. Pasi ta arrijmë këtë, do të vendosim synime të tjera. Ne duhet të punojmë si ekip dhe të kalojmë mirë së bashku. Edhe kur lojtarët e rinj janë në bankën rezervë, unë tentoj të flas me ta dhe të krijoj një atmosferë pozitive. Ne jemi si familje. Pas dy apo tre viteve, Kosova do të jetë përmirësuar mjaftueshëm sa edhe ta fitojë një grup në ndonjë garë. Kampionati Evropian i vitit 2020, i organizuar nga UEFA, është një ëndërr të cilën Kosova po tenton ta bëjë realitet. Ne do të ndeshemi me kombëtaret evropiane gjatë ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Evropian, por një duel me Lionel Messin, Neymarin dhe lojtarë të tjerë të klasit botëror do të ishte e mrekullueshme për vendin”- është shprehur Ujkani.