Bota

Firmoset dekreti, Quim Torra president i ri i Katalunjës

Mbreti Felipe VI firmosi sot dekretin e emërimit të presidentit të ri të Katalunjës. Quim Torra u zgjodh të hënën nga Parlamenti në Barcelonë. Pas kësaj, presidentit të ri të rajonit rebel i ngarkohet detyra të formojë qeverinë e re. Dekreti u nënshkrua edhe nga kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy.