Politikë

Fleckenstein komenton “Lleshin”: Duam ministri funksionale!

Ndërkaq, edhe Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian reagoi për herë të parë për konfliktin e krijuar mes Presidencës dhe Kryeministrisë rreth dekretimit të Sandër Lleshajt në postin e Ministrit të Brendshëm. Në një konferencë për mediat në Tiranë Knut Fleckenstein tha se BE dhe Shqipëria duan që të kenë një ministri të Brendshme funksionale, ndërsa theksoi se nuk është në dijeni të arsyeve se përse Meta nuk e dekreton Lleshajn.