Showbiz

Flori Mumajesi: “Me Skënderaj nuk do të ketë asnjë bashkëpunim, pse do lus Albanin unë?!”

Prej ditesh në median rozë po flitet shumë për bashkëpunimin mes Alban Skënderaj dhe Flori Mumajesi kjo pas disa postimeve të dyshes në rrjetet sociale që tërhoqën vëmendjen e të gjithëve.

Ishin vetë artistët ata që përmendën një bashkëpunim të mundshëm mes tyre por duke theksuar me ironi se kjo nuk do të ndodhë kurrë.

“Kënga që do bëhet do bëhet po kush do e kompozë” -shkroi Skënderaj në një postim në Insta Story ku shfaqej përballë Florit si dy rivalë të vërtetë.

Teksa portalet janë mbushur me lajmet e këtij bashkëpunimi, Flori ka bërë një sërë postimesh të tjera ku tregon edhe një herë se bashkëpunim nuk do të ketë.

“Sqarim serioz në maksimum, nuk dua të viktimizohem po edhe t’i lutem për një këngë që mund ta kishim bërë prej vitesh, mund të kishim bërë koncerte bashkë nga ato që bën ai vetem pa mua, mund të ishim tek kënga e 3-të duet. Joooo po kur s’do s’do” -shkruan ai në diçiturën ku shfaqet me Albanin.

Ky postim ka pasuar një tjetër ku Flori duket qartazi që po bën shaka. Në video ai thotë se është në dijeni të të gjithë lajmeve ku shkruhet për këtë bashkëpunim por thekson se kjo nuk do të ndodhë.

“Albani ka qenë disa herë tek studioja ime për të regjistruar disa demo. Si nuk tha një herë hajde o Floro e bëjmë një këngë. Pra, bashkëpunim s’ka, pse do lus Albanin unë?!” –thotë ai me nota humori ndërkohë që fansat të cilët nuk kanë besuar asnjë fjalë vazhdojnë me këmbëngulje të kërkojnë detaje për projektin e tyre muzikor.