Bota

Florida, uragani “Michael” la shkatërrim të “paimagjinueshëm”

Uragani Michael la “shkatërrim të paimagjinueshëm” në zonat bregdetare të Floridas. Guvernatori i shtetit,  Rick Scott tha se jetët e mijëra njerëzve kanë ndryshuar përgjithmonë. “Shumë familje kanë humbur gjithçka”. Zonat më të goditura në brigjet veri-perëndimore të Floridës panë që nga shtëpitë e rrëmbyera nga themelet e tyre, pemët e prera dhe linjat e energjisë të shpërndara nëpër rrugë. Uragani Michael goditi të mërkurën me erëra me shpejtësi 250km/h.