Aktualitet

Fluks në Doganën e Morinit në Kukës

 

Për Pikën Kufitare të Morinit në Kukës, kjo është fundjavë e mbingarkuar. Prej mëngjesit të sotëm, të paktën 1 mijë shtetas kosovarë kaluan traun për në Shqipëri. Dogana po punon me kapacitet të plotë, me 5 sportele në dispozicion të qytetarëve. Duke llogaritur dhe ata që nga Kosova, hynë në vendin tonë, një ditë më parë, numërohen mbi 7 mijë persona.