Aktualitet

Kakavijë, Forcat e Armatosura në ndihmë të qytetarëve

Forcat e Armatosura prej më shumë se 24 orësh ndodhen në Kakavijë, në ndihmë të qytetarëve të cilët janë në një situatë të pazakontë. Ato kanë shpërndarë ujë për dhjetëra qytetarë të cilët po presin në radhë për të kaluar drejt Greqisë. Radha është bërë gati 20 kilometra dhe temperaturat e larta e kanë vështirësuar shumë situatën.