Bota

Franca do të dërgojë “Charles de Gaulle” në oqeanin Indian

Franca njoftoi se do të dërgojë një aeroplanmbajtëse në oqeanin Indian, vitin e ardhshëm, për të mbrojtur lirinë e lundrimit. Kjo në një kohë kur Kina këmbëngul edhe më shumë me praninë e saj në ujëra të diskutueshme. Aeroplanmbajtësja “Charles de Gaulle”, aktualisht në portin jugor të Toulonit në Francë për t’iu nënshtruar rinovimit. Ajo do të jetë gati për lundrim drejt oqeanit Indian në fillim të vitit të ardhshëm.