Bota

Francezët sërish protestojnë pas sulmit në Strasburg

Mijëra protestues u mblodhën sërish sot tek Harku i Triumfit dhe marshuan drejt bulevardit të famshëm të Parisit, Champs Elysees. 69 mijë policë u mobilizuan sot në të gjithë Francën. Policia përdori sërish gaz lotsjellës në përpjekje për të ndalur marshimin e “jelekëve të verdhë”. Autoritetet bënë thirrje në mënyrë të përsëritur për qetësi, pas protestave të dhunshme të fundjavave të mëparshme. Përfaqësues politikë, po ashtu kanë bërë thirrje që protestuesit të mos qëndrojnë në rrugë, pas vrasjes së katër personave në një sulm me armë në qytetin e Strasburgut.