Bota

“Friends” do të projektohet në kinema me rastin e 25-vjetorit

Seriali i famshëm televiziv “Friends” do të projektohet në kinema, me një rast të veçantë e special, për të celebruar 25-vjetorin. Personazhet e preferuar të të rinjve do të rikthehen në 1 mijë salla kinemaje në SHBA. Më 23 e 28 shtator dhe më 2 tetor do të projektohen nga katër episode për datë, me një format të ri të rimasterizuar në 4K. Friends vazhdon të ketë një ndikim kulturor të jashtëzakonshëm edhe pas 25 vitesh.