Politikë

Frrokaj iku paqësisht, nis konstituimi i këshillit bashkiak të Lezhës

Ka nisur konstituimi i këshillit bashkiak të Lezhës, ku më pas do të bëhet edhe betimi i kryebashkiakut të ri, Pjerin Ndreu. Të pranishëm në ceremoni janë Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i shoqëruar nga deputetët Lindita Nikolla dhe Ardjana Jaku. Ceremonisë i është bashkuar edhe Talat Xhaferri, kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut. Një ditë më parë, ish-kryebashkiaku Fran Frrokaj u largua paqësisht nga detyra, ndonëse shprehu keqardhje për situatën ku ndodhet vendi.