Rajoni

Fundi i ndihmës për Greqinë. Përfundon plani i shpëtimit për krizën e borxheve

Greqia del sot nga faza e fundit e planit të ndihmës ekonomike, por për vendin fqinj rruga është e gjatë dhe nuk përfundon këtu. Në një intervistë për Gazetën “Kathimerini”, Guvernatori i Bankës Qendrore flet për probleme të mëdha. Yannis Stournaras liston borxhin e lartë publik, papunësinë, burokracinë, si dhe “ikjen e trurit” nga Greqia. Stournaras thotë se “Nuk duhet të ketë kthim mbrapa sa i përket angazhimeve ndaj kreditorëve ndërkombëtarë”.